75 Mall Live Search
09:20 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / Gj Sh

E konfirmon Barcelona, ndeshja gjysmëfinale ndaj Atletikos zhvillohet në ”Camp Nou”

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar se ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Spanjës ndaj Atletiko Madridi do të zhvillohet në stadiumin ”Camp Nou”.

Dilemat u shuan, pasi stadiumi ”Camp Npu” është ende në fazën e rinovimit dhe nuk është i hapur pë tifozët me kapacitet të plotë, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Atletiko Madridit dhe Barcelonës zhvillohet në ”Metropolitano Stadium” më 12 shkurt.

Ndërkohë ndeshja e kthimit zhvillohet në ”Camp Nou”, me datë 3 mars./IndeksOnline/