Bia Khalifa tmerron ndjekësit, i shfaqet një mi në restorant gjatë “live”-it
Ish-banorja e “BBVK”, Bia Khalifa ka përjetuar një moment të papritur teksa ishte live në TikTok.
Influencerja ndodhej në një restorant kur vuri re praninë e një miu në ambient, përcjell Indeksonline.
E habitur nga situata, ajo e ktheu menjëherë kamerën drejt miut, duke ua treguar pamjet ndjekësve që po e ndiqnin në kohë reale.
Reagimi i saj dhe momenti i papritur u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale.
Videoja është shpërndarë, duke ngjallur reagime të shumta, ndërsa ndjekësit shprehën habi dhe shqetësim për kushtet higjienike të restorantit ku ajo ndodhej./Indeksonline/

