Nuk i prin fati as këtë herë/ Drake vë bast për “Super Bowl”-in, i humb 1 milion dollarë
Duket se “Mallkimi i Drake”-ut i famshëm është rikthyer sërish.
Reperi i famshëm Drake humbi një milion dollarë pasi luajti për fitoren e New England Patriots në “Super Bowl”, por Seattle Seahawks përfunduan duke fituar 29-13, transmeton Indeksonline.
Me këtë, Drake vazhdoi serinë e tij të gjatë të basteve sportive të dështuara, shkruan People.
Të shtunën, një ditë para ndeshjes, Drake postoi një biletë në Instagram. Aty thuhej se do të merrte 2.95 milionë dollarë nëse Patriots fitonin, dhe ai shkroi përkrah fotos: “Vini bast kundër meje nëse guxoni”./Indeksonline/

