75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / L A

Një yll në ngritje, Barça e thërret në ekipin e parë talentin e “La Masias”

Akademia “La Masia” e Barcelonës është një prej më të mirave në botë.

Talentë të shumtë kanë dalur nga ajo akademi, të cilët kanë bërë histori si me Barcelonën apo edhe në ekipet tjera ku janë transferuar.

Ndërsa tani, Barça ka thirrur në ekip të parë talentin Tommy Marques.

Marques, luan në pozitën e mesfushorit si dhe bëri debutimin e tij zyrtar ndaj Mallorcës në fundjavë.

Spanjolli, ka pasur sukses me U-19shat e Barcelonës ku ka fituar edhe titullin e “UEFA Youth League”, sezonin e kaluar./IndeksOnline/