Valon Berisha largohet nga LASK Linz, transferohet në Zvicër
Valon Berisha ka përfunduar aventurën në Austri, te skuadra e Lask Linz.
Mesfushori kosovar karrierën do ta vazhdoj në kampionatin Zviceram, ku do të bashkohet me FC Zürich, shkruan IndeksOnline.
Largimin e 33-vjeçarit e ka konfirmuar edhe LASK Linz përmes një komunikate zyratre.
Berisha iu bashkua LASK-ut në dimrin e vitit 2024 dhe bëri gjithsej 59 paraqitje zyrtare gjatë dy viteve. Gjatë kësaj periudhe, mesfushori regjistroi shtatë asiste dhe gjashtë gola, dy prej të cilave i shënoi në fazën e ligës së Ligës së Konferencës UEFA kundër Djurgardens IF dhe FK Borac Banja Luka.
Këtë sezon, Berisha bëri dhjetë paraqitje në ligë dhe dy të tjera në Kupën e Austrisë. Me ekipin kombëtar të Kosovës, veterani ka mundësinë të kualifikohet për në finalet e Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë nëpërmjet playoff-eve në mars. Tani, 33-vjeçari po i bashkohet FC Zürich, aktualisht i nënti në Superligën Zvicerane. /IndeksOnline/

