James Milner në histori, barazon rekordin e paraqitjeve të Gareth Barry në Premier League
James Milner ka barazuar rekordin për numrin më të madh të paraqitjeve në historinë e Premier League.
Mesfushori anglez ka arritur kuotën e 653 ndeshjeve në elitën e futbollit anglez, duke u barazuar me Gareth Barry në krye të listës historike, shkruan Indeksonline
Karriera e Milner në Premier League është shpërndarë në gjashtë klube:
Leeds United – 48 ndeshje
Newcastle United – 94 ndeshje
Aston Villa – 100 ndeshje
Manchester City – 147 ndeshje
Liverpool – 230 ndeshje
Brighton – 34 ndeshje
Në moshën 38-vjeçare, Milner vazhdon të jetë një shembull profesionalizmi, qëndrueshmërie dhe jetëgjatësie në nivelin më të lartë./Indeksonline/

