75 Mall Live Search
15:42 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / G T

Bashkëpunuan edhe te Olympiacosi, pronari grek i Nottinghamit e gjen trajnerin e ri

Vítor Pereira pritet të jetë trajneri i ri i Nottingham Forest, raportojnë mediat ndërkombëtare, përfshirë gazetarin Matteo Moretto.

Sipas raportimeve, tekniku portugez do të marrë drejtimin e skuadrës sapo të zgjidhen detajet përfundimtare të kontratës së tij të mëparshme me Wolves. Pas përmbylljes së procedurave, ai do të jetë i lirë të nisë aventurën e re në “City Ground”, shkruan Indeksonline

Pereira ka një lidhje të mëhershme me pronarin e Forest, Evangelos Marinakis, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën — një faktor që duket se ka ndikuar në arritjen e marrëveshjes.