Rubio siguron europianët në Mynih: Nuk është as qëllim as dëshirë e jona fundi i epokës transatlantike
Në një tjetër përpjekje për të fituar mbështetjen e audiencës europiane, Skretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se nuk kanë për qëllim fundin e epokës transatlantike.
“Në një kohë kur titujt e lajmeve paralajmërojnë fundin e epokës transatlantike, le të dihet qartë për të gjithë se kjo nuk është as qëllimi ynë dhe as dëshira jonë, sepse për ne amerikanët, shtëpia jonë mund të jetë në hemisferën perëndimore, por ne do të jemi gjithmonë një fëmijë i Evropës.”
Ai më pas rendit lidhjet e ngushta mes Europës dhe SHBA-së, duke iu referuar historisë së përbashkët – me historinë amerikane që nis me një eksplorues italian, kolonitë e para të ndërtuara nga kolonë anglezë, dhe e formësuar nga skocezë, irlandezë dhe fermerë gjermanë, për të cilët ai bën shaka se “e përmirësuan ndjeshëm cilësinë e birrës amerikane”.
Ai përmend gjithashtu historinë e tij personale, duke thënë se i kujtohet “se si historitë dhe fatet tona do të jenë gjithmonë të lidhura me njëra-tjetrën”.
Rubio i referohet edhe trupave të NATO-s, duke thënë: “Kemi derdhur gjak dhe kemi vdekur krah për krah.”
Ai shton se SHBA-ja “po përcakton rrugën për një shekull të ri prosperiteti”, por dëshiron ta bëjë këtë së bashku me Europën.

