75 Mall Live Search
15:28 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / L A

Aguero e “çon” në qiell Yamalin, thotë se e bëri të shikonte futboll përsëri

Ish-sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka qenë së fundi në një intervistë.

Ai foli për shumë gjëra në jetën e tij, përfshirë dhe vendimin e vështirë për t’u pensionuar nga futbolli.

Aguero dha një deklaratë ku lavdëroi talentin e Barçës Lamine Yamal, ku tha se e bëri që të shikonte futboll përsëri.

“Të them të drejtën, që nga problemi im me zemrën, nuk kam parë shumë futboll. Por kur Lamine Yamal filloi të luante mirë te Barça, më erdhi të shikoja përsëri ndeshjet. Më pëlqen shumë Lamine, dhe për shkak të tij, fillova të shikoj përsëri futboll… Ai bën gjëra që unë nuk i bëja kur isha i ri, për shembull”, deklaroi Aguero.

Argjentinasi, u detyrua të pensionohet nga futbolli pas problemeve në zemër në vitin 2021.

Ndeshja e tij e fundit ishte “El Clasico”, ku kishte shënuar në humbjen 1-2 ndaj Real Madridit./IndeksOnline/