Prindërit e Rita Orës e shpërndajnë videon e këngëtares dukë vallëzuar “Shotën” (Video)
Koncerti i Rita Orës në shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të mbahet mend gjatë. Ardhja e Ritës në Prishtinë ka bërë bujë mediatike në të gjitha mediat botërore, por mjaftë shumë u komentua edhe veshja e saj kuq e zi, e befasia më e madhe ishte hedhja e vallës së “Shotës”, shkruan Indeksonline.
Kërcimin e vallës së “Shotës” e kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale Instagram edhe prindërit e Ritës. Teksa kanë shkruar: Duke festuar me Rita Orën, Vallja tradicionale “Shota” #Kosova10
Ndryshe edhe prindërit e Ritës ishin në Prishtinë për të festuar, ndërsa janë kthyer dje në Londër./Indeksonline/