75 Mall Live Search
10:51 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / Gj Sh

Natë e ‘zjarrtë’ në Superligën e Basketbollit, vëmendja te derbi Prishtina – Trepça

Sonte zhvillohen dy përballjet e fundit të javës së 21-të në Superligën e Basktbollit të Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë padyshim te dueli i rivaleve të vjetër, ku Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës, shkruan IndeksOnline.

”El Clasiko” e basketbollit kosovar zhvillohet nga ora 20:30.

Të dy skuadrat janë në formë të ndryshme në këtë kampionat me prishtinasit që ndodhen në vendin e gjashtë me tetë fitore e 12 humbje, kurse ‘Xehetarët’ pasi fituan Kupën synojnë të vazhdojnë me fitore, derisa ndodhen në vendin e parë me 17 fitore e tri humbje, ndërsa kanë 11 fitore radhazi në elitë.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Borës dhe Bashkimit, e cila nis nga ora 17:30.

Prishtinasit kanë dhjetë fitore e dhjetë humbje, kurse në anën tjetër Portokallezinjtë 14 fitore e gjashtë humbje./IndeksOnline/