Iftari i Shefqet Krasniqi bashkë pozitë e opozitë, ja politikanët që ishin prezent
Imami i shquar, Shefqet Krasniqi ka shtruar Iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesin e shumë figurave të njohura, nuk mungonin edhe politikanët. Kryetarë komunash, deputetët dhe anëtarë të lartë të partive ishin prezant në Iftarin që u shtrua mbrëmë.
Gazmend Muhaxheri, Ferit Idrizi, Behgjet Xheladini, Alban Hyseni, Halil Thaçi e Valon Prebreza ishin kryetarët e pranishëm mbrëmë.
Edhe stafi i Përparim Ramës ishte prezent në një tavolinë enkas.
Deputeti Bajram Mavriqi u pa bashkë me Gazmend Agushollin ndërsa në një tavolinë të përbashkët ishte edhe Eman Rrahmani bashkë me Faruk Mujkën e VV-së. /Indeksonline/





