75 Mall Live Search
16:13 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Beqiri: Deklarata për president të përbashkët e rrezikshme për Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka dhënë shumë arsye që seanca solemne e mbajtur dje ka qenë krejtësisht në mënyrë të gabuar.

Beqiri përmes një statusi në Facebook ka thënë se seanca solemne e mbajtur me 18 shkurt e jo me 17 ashtu siç do të duhej, do të mbahet mend për shumë lëshime, transmeton Indeksonline.

Ai ka shkruar se seanca e djeshme ishte me “me plotë gafe  -seancë pa rend dhe rregull,pa protokoll, -seancë me fjalime boshe,përjashtuar fjalën e mikut të madh të Kosovës,Kongresmenit Eliot Engell, -seancë me një zbulim të madh për “President të përbashkët”fjalë sa për të thënë,por e papranueshme,e rrezikshme,e dëmshme për Kosoven,integrimin tonë euroatlantik”, ka shkruar ndër të tjerash Beqiri.

Postimi i plotë:

Të dashur miq

“Seanca Solemne më 18 shkurt” e jo më 17 shkurt do të mbahet mend:

-Seancë jo në ditën e duhur,jo në ditën e shpalljes së Pavarësisë por në ditën e shtyrë për dëshirë të ndonjërit prej”parisē”së vendit,e jo për shkak të ardhjes së ndonjë mysafiri të veçantë shumica prej tyre,në mos të gjithë veq ishin ketu më 17 shkurt,

-seancë me plotë gafe

-seancë pa rend dhe rregull,pa protokoll,

-seancë me fjalime boshe,përjashtuar fjalën e mikut të madh të Kosovës,Kongresmenit Eliot Engell,

-seancë me një zbulim të madh për “President të përbashkët”fjalë sa për të thënë,por e papranueshme,e rrezikshme,e dëmshme për Kosoven,integrimin tonë euroatlantik.

Asgjë befasuese,km shqiptar edhe më heret ka treguar se është i njëanshëm e diferencues,kur flet diqka për Kosovën.

Ju kujtohet besoj fjala tij me një rast ne Kuvend të Kosovës,asnjë fjalë për kontributin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

Kur fol për Kosovën,mos me përmend Rugovën,këtë veq dashakeqi e bënë.

Me rendësi është që shqiptaret e Kosovës dhe kudo ku janë e dinë vlerën e Presidentit Rugova,tjerat nuk kanë rëndësi,janë minore.

Mbase duartrokitjet dhe ovacionet e qytetarëve ne sheshin e Prishtinës për ish Presidentin dhe ish km e Shqipërisë z.Sali Berisha,tregojnë qartë se qytetaret tonë dijnë të çmojnë dhe nderojnë ata qe ndihmuan,perkrahin dhe respektojnë Kosovën.

Prandaj e mes tjerash 17 shkurti është 17 shkurt e jo 18 shkurt…nuk shkojnë gjërat me falsitet e qëllim të keq.(kjo për shtyrësit e seancës).

Më 17 shkurt ishte 10 vjetori i Pavarësisë,kishte gëzim,festë,koncert madhështor me Rita Orën.

Përjashtuar parakalimin e Policisë së Kosovës dhe FSK-së,18 shkurti nuk thotë asgjë për ne.

Kemi 1 vit kohë deri në 11 vjetor të Pavarësisë,ka kohë për Seancë Solemne mē 17 shkurt 2019,shpresoj të mos shtyhet për ditë tjetër. I.Beqiri./Indeksonline/