Mbappe në dyshim për ndeshjen ndaj Benficas
Rea Madridi është në telashe për ndeshjen e kthimit ndaj Benficas, në play-offin e Champions League.
Trajneri Alvaro Arbeloa mund të ketë kokëdhimbje, pasi Kylian Mbappe është në dyshim për të luajtur të mërkuren mbrëma, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton L’Equipe, sulmuesi francez ende nuk është në 100% të formës fizike.
Mbappe vuan nga një dëmtim në gjurin e majtë, dhe u detyrua të ndërpresë seancën stërvitore të martën.
Por pas stërvitjes, Alvaro Arbeloa nuk ka dhënë detaje por shpreson që Mbappe të jetë i gatshëm derisa vendimin final tha se do ta jap pak para ndeshjes.
Kujtojmë që ndeshjen e parë Real Madridi e ka mposhtur Benfican me rezultat 1-0, derisa të mërkuren mbrëma përparësi do ta ketë edhe terenin vendas./IndeksOnline/

