Rikthehen rastet e falsifikimit të parave në rajonin e Prishtinës
Rastet e dyshuara për falsifikim të parasë janë rikthyer sërish në rajonin e Prishtinës, ku brenda pak ditësh janë evidentuar dy raste në institucione bankare në Graçanicë dhe Lipjan, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 24 shkurt 2026, rreth orës 09:10, në Graçanicë, një zyrtar banke ka raportuar se nga një klient janë deponuar rreth 766.50 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar nga policia dhe rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar më 15 shkurt 2026, rreth orës 16:00, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, ku një zyrtar banke ka njoftuar se një klient ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 euro, e cila po ashtu dyshohet të jetë e falsifikuar. Edhe kjo monedhë është sekuestruar dhe hetimet janë në zhvillim.
Policia e Kosovës po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rasteve dhe identifikimin e personave të përfshirë./IndeksOnline/

