75 Mall Live Search
14:37 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Jurgen Klopp rrezikon largimin nga Red Bull!

Jurgen Klopp mund të largohet nga roli i tij si Shef i Futbollit Global në kompaninë austriake, Red Bull.

Sipas “Salzburger Nachrichten”, largimi i mundshëm i Klopp lidhet me rezultatet e përziera në rrjetin e klubeve, veçanërisht te RB Leipzig, ku paraqitjet kanë qenë nën pritshmëri, shkruan Indeksonline

Raporti thekson se brenda strukturave të Red Bull po diskutohet emri i Oliver Glasner si një pasardhës i mundshëm për këtë rol strategjik.

Megjithatë, drejtuesi kryesor i Red Bull, Oliver Mintzlaff, ka hedhur poshtë zërat për largim, duke i cilësuar ato si “rrena”.

/Indeksonline/