75 Mall Live Search
17:19 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / MSH1

Pesë të lënduar pas aksidentit në afërsi të Ranillugut

Një aksident trafiku ndodhi më herët në afërsi të fshatit Ranillug.

IndeksOnline ndau pamje nga aksidenti i rëndë që përfshiu dy vetura.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, deklaroi se pesë persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident.

“Ju njoftoj se një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, afër fshatit Ranillug, aksidenti ka ndodhë në mes të dy veturave civile.

Sipas hetimeve të para, pesë persona janë lënduar lehtë, si pasojë e aksidentit” deklaroi Hashani.

Sipas tij, njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës kanë dalë në vend ngjarjes dhe po i hetojnë rrethanat e aksidentit.