Ballkani i rikthehet fitores, e mposht Drenicën
Ka përfunduar ndeshja e javës së 22-të në Superligën e Kosovës.
Ballkani, ka arritur t’i rikthehet fitores duke mposhtur Drenicën me rezultat 1-0.
Golin e vetëm e shënoi braziliani Giovanni Ribeiro, në minutën e 78-të.
Me këtë fitore, Ballkani mbetet në krye të Superligës me 39 pikë, teksa e pret rezultatin e ndeshjes Prishtina-Drita për të konfirmuar këtë./IndeksOnline/

