08:37 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vjedhin cigare në vlerë prej 400 euro, policia e Gjilanit jep detajet

Policia e rajonit të Gjilanit ka bërë me dije se ditën e djeshme ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se lidhur me rastin në stacionin policor të Vitisë ka raportuar një qytetar i cili ka thënë se persona të panjohur kishin thyer xhamin e një kioske dhe kishin vjedhur lloje të ndryshme të cigareve, në vlerë prej 400 eurove, transmeton Indeksonline.

Policia, tutje bën me dije se ka arrestuar tre të dyshuar, një femër dhe dy të mitur.

“Me 19 shkurtë 2018, rreth orës 00:30, ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës ka raportuar në stacionin policor të Vitisë se persona të panjohur kishin thyer xhamin e një kioske në rrugën “Adem Jashari”, në Viti nga ku besohet se kishin vjedhur disa lloje të ndryshme të cigareve, sipas deklaratës së ankuesit në vlerë rreth 400€. Polica e Kosovës njësitet e hetimeve në Viti, kanë arritur që ti lokalizojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës një femër (1998) dhe dy të mitur po ashtu shqiptar te të cilët gjatë intervistimit janë gjetë prova të qëndrueshme se ata janë të involvuar në rastin e vjedhjes”, sqaron policia, transmeton Indeksonline.

“Njësiti i hetimeve ka konfiskuar disa pako të cigareve të llojeve të ndryshme nga të dyshuarit dhe i janë dorëzuar pronarit legjitim. Me urdhër të prokurorit e dyshuara ndalohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, kurse ndaj dy të dyshuarve të mitur lënda procedohet në procedim të rregullt. Rasti i referohet PTH-së”, përfundon njoftimi./Indeksonline/