75 Mall Live Search
18:52 / E Martë, 03 Mars 2026 / Gj Sh

Kosova ”stërvitet” me Gjibraltarin, i nis me fitore bindëse kualifikueset për Kupën e Botës

Përfaqësuesja e Kosovës te femrat i ka nisur me fitore kualifikueset për Kupën e Botës.

”Dardanët” shënuan fitore bindëse ndaj Gjibraltarit, ku rezultati përfundimtar nuk i përkon futbollit por tenisit, shkruan IndeksOnline.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Fadil Vokrri’, ishte 6-0.

Kaltrina Biqkaj hapi serin e golave qysh në minutën e 4-të.

Në minutën e 26-të, Sara Sahiti dyfishoi rezultatin.

Modesta Uka shënoi golin e tretë në minutën e 63-të, derisa pas nëntë minutave shënoi edhe Erleta Mehmeti.

Dy golat e fundit për vashat ”Dardane” i shënoi Gentiana Fetaj, në minutat 76′ dhe 87′.

Kosova është lidere e grupit me 3 pikë, aq sa ka edhe Kroacia, e cila ka fituar 1-0 ndaj Bullgarisë, që së bashku me Gjibraltarin kanë nga 0 pikë.

Ndeshjen e radhës, Kosova luan si mysafire e Kroacisë, me 7 mars./IndeksOnline/