75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 12 Mars 2026 / KV

E kërkonte Interpoli, arrestohet i dyshuari për evazion fiskal e mashtrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për disa vepra penale, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, më 11 mars 2026 rreth orës 23:00, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e tjera policore, kanë arrestuar shtetasin kosovar me inicialet M. SH.

I dyshuari kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprat penale: “Bashkim kriminal”, “Evazion fiskal” dhe “Mashtrim”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore./IndeksOnline/