Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, konfirmon gatishmërinë për ndeshjet e marsit me Kosovën
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi, ka bërë të ditur se është rikthyer në stërvitje me skuadrën e tij, pasi lëndimi që kishte pësuar rezultoi të mos ishte aq serioz sa ishte menduar fillimisht.
Në një prononcim për Kanal10, Krasniqi tha se gjendja e tij është e mirë dhe se tashmë ka rifilluar përgatitjet me ekipin.
“Jam mirë. Lëndimi nuk ishte aq serioz sa kisha menduar dhe sot jam rikthyer në stërvitje me ekipin. Do të jem gati për ndeshjet e marsit me Kosovën”, deklaroi Krasniqi.
Ky është një lajm pozitiv për Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjeve të rëndësishme të muajit mars, ku përzgjedhësi dhe stafi teknik pritet të kenë në dispozicion edhe një opsion më shumë në skuadër.

