75 Mall Live Search
22:34 / E Enjte, 12 Mars 2026 / Z S

Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i moshuar

Një i moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi zjarri përfshiu katin e parë të banesës.

Nga informacionet paraprake mësohet se i moshuari 72-vjeç Theodhor Llulla, ishte invalid. Ngjarja u raportua në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet.

“Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon  për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.