Talenti i ri Diar Duraku përzgjidhet nga FFK-ja për grupmoshat U13
Në Kosovë në vazhdmësi po rriten talent të rinjë, duke bërë që e ardhmja e futbollit të jetë edhe më e ndritur.
Në mesin e talentëve të rinjë, është edhe Diar Duraku, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti nga Prizreni, së fundi është përzgjedhur nga Federata e Futbollit të Kosovës në 19-të më të mirët, për grupmoshat U13.

Diari i cili është pjesë e Shkollës së Futbillit Arasta, ka imresionuar me aftësitë e tij, ku ka marrë ftesë nga FFK-ja, në fazën finale të përzgjedhjes, e cila u mbajt me 10 dhe 11 mars në kampin nacional në Hajvali.
Edhe pse është ende herët, por emri i Diar Durakut do të përmendet shumë në vitet e ardhshme, për shkak se dallohet për talentin, përkushtimin dhe performancat e mira në fushë, derisa puna e tij tashmë veçse ka filluar të shpërblehet.

Kujtojmë që Federata e Futbollit të Kosovës organizon kampe për përzgjedhjen e talentëve të rinjë nga të gjitha regjionet për çdo vit, derisa pjesë e këtij viti ishin rreth 800 futbollist të rinjë./IndeksOnline/


