75 Mall Live Search
12:18 / E Shtunë, 14 Mars 2026 / A

Barcelona e vendos në shitje futbollistin e saj

FC Barcelona po planifikon përforcime në verë, por nuk përjashtohen edhe shitjet e disa lojtarëve.

Klubi është shumë pranë rikthimit brenda limitit të pagave, pasi sipas presidentit Joan Laporta i mungojnë vetëm rreth 12 milionë euro për ta arritur këtë.

Sipas RadioMarca, katalanasit janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për mbrojtësin e majtë Alejandro Balde. Ai nuk konsiderohet i paprekshëm në skuadër dhe nëse vijnë oferta të mira, klubi mund ta shqyrtojë largimin e tij.

Në muajt e fundit, interesim për Balden kanë shfaqur edhe Interi dhe Manchester United, ndërsa ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028.