75 Mall Live Search
14:05 / E Shtunë, 14 Mars 2026 / Gj Sh

Italia mund të zëvendësoj Iranin në Kupën e Botës?

Edhe pse jo zyrtarisht, Irani pritet të tërhiqet nga Kupa e Botës, kjo për shkak të konfliktit që ka nisur në Lindjen e Mesme.

Ditë më parë, Ministri i Sportit izraelit ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë, pasi tashmë Amerika ka vrarë liderin e tyre, shkruan IndeksOnline.

E nëse Irani zyrtarisht nuk do të merr pjesë në Kupën e Botës, atëherë mund të përfioj kombëtarja e Italisë.

Kjo pasi ”Azurët” sipas koeficientëve dhe renditjes zyrtare të FIFA, janë aktualisht kombëtarja me renditjen më të lartë në botë mes të gjitha skuadrave që nuk arritën të kualifikohen në Botëror.

Por ky skenar do të ishte nëse Italia nuk arrin të kualifikohet në Botëror nga ndeshjet e play-offit, ku fillimisht do të luaj me Irlandën e Veriut, e pastaj me fituesin e ndeshjes Uels – Bosnja.

Nese Italia kualifikohet në Botëror, atëherë FIFA do të vendos mes Irakut dhe Uniteteve të Bashkuara Arabe./IndeksOnline/