Ferizaji fiton me përmbysje ndaj Malishevës
Ferizaj ka arritur të fitoj me përmbysje ndaj Malishevës, duke marr tre pikë të rëndësishme në udhëtim, dhe duke bërë më interesante garën për mbijetesë.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Liman Gegaj”, ishte 1-2, shkruan IndeksOnline.
Mevlan Zeka i dha epërsinë Malishevës qysh në minutën e 12-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.
Një tjetër 11-të metërsh u akordua në pjesën e parë, por kësaj radhe për skuadrën mysafire, ku sulmuesi nigerian, Ade Oguns barazoi shifrat në 1-1.
Heroi i Ferizajit edhe në këtë takim ishte sulmuesi Ruben Silva-Richards, i cili shënoi golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes, në 90+5.
Me këtë fitore, Ferizaji renditet e teta në tabelë me 26 pikë, derisa Malisheva është në vendin e katërt, me 37 pikë./IndeksOnline/

