75 Mall Live Search
20:53 / E Shtunë, 14 Mars 2026 / L A

Shkruhet historia, Dowman i Arsenalit bëhet golashënuesi më i ri në histori të Premierligës

Ndeshja e sotme ishte një e veçantë për talentin 16-vjeçar të Arsenalit, Max Dowman.

Kjo pasi që ai shënoi gol ndaj Evertonit, duke u bërë edhe golashënuesi më i ri në histori të Premierligës angleze.

Ai theu rekordin që e mbante deri më tani ylli i Liverpoolit, Rio Ngumoha.

Kujtojmë se “Topçinjtë”, fituan ndaj Evertonit me rezultat 2-0 duke i dhënë një shtysë të madhe drejt titullit./IndeksOnline/