75 Mall Live Search
21:34 / E Shtunë, 14 Mars 2026 / L A

Ashley Cole gati të nis karrierën si trajner, pritet të marrë drejtimin e skuadrës së njohur italiane

Ish-legjenda e Chelseat, Ashley Cole pritet të nis karrierën si trajner.

Flitet se Cole, do të marrë detyrën si trajner i ri i skuadrës së Serie B, Cesena.

Në Cesena luajnë dhe shqiptarë si Cristian Shpendi, Giacomo Vrioni dhe Frederik Tosku.

Cole, ka qenë më parë ndihmëstrajner te Chelsea, Evertoni, Birmingham City dhe te Kombëtarja e Anglisë./IndeksOnline/