75 Mall Live Search
08:37 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / MSH1

Dron mbi burgun e Gjilanit, policia po heton rastin

Një dron është hasur mbi burgun që gjendet në fshatin Pasjak.

Rasti ka ndodhur në orët e vona të së hënës, raporton IndeksOnline.

Dronin e vuri re një gardian i burgut, qe pohon se mjeti qëndroi mbi burg dhe më pas u largua.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Fotografim, incizim i paautorizuar”./IndeksOnline/