75 Mall Live Search
08:47 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / MSH1

Pejë: Gruaja e rrihte fëmijën, burri e denoncon në polici

Një ankues ka denoncuar në polici bashkëshorten e tij, pasi ajo ushtronte dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre.

Sipas ankuesit, bashkëshortja ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës për një kohë të gjatë.

Rasti u raportua mëngjesin e së martës, transmeton IndeksOnline.

“Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar videoincizime dhe mesazhe”, thuhet në njoftimin e policisë.

E dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ajo u lirua në procedurë të rregullt.

Rasti u iniciua si “Dhunë në familje”./IndeksOnline/