75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / MSH1

Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Vjenë, ku në një punishte humben jetën tre shtetas të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, shkruan IndeksOnline.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”, deklaroi Kurti.

Më herët, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri konfirmoi zyrtarisht se viktimat nga Kosova janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.