75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / OSH

Serbia lëshon parashutistët nga helikopteri, afër zonës kufitare me Kosovën (Pamje)

Në një distancë të afërt me pjesën kufitare me Kosovën, Serbia ka nisur sot një stërvitje ushtarake në afërsi të Karaqevës.

Stërvitjet ushtarake me helikopterë dhe parashutistë janë të parat e këtij lloji që Serbia i ka bërë në këtë zonë kufitare.

Banorët e brezit kufitar në Karaqevë kanë thënë se e kanë përcjell me shqetësim këtë zhvillim që nga orët e para të mëngjesit dhe sipas tyre ky është provokim./Indeksonline/