75 Mall Live Search
18:40 / E Hënë, 23 Mars 2026 / L A

Lewandowski rreth të ardhmes së tij: Asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me kontratën time me Barcelonën

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona është ende e pasigurtë.

Zëra të shumtë po lidhen me një largim të tij, me destinacione të shumta si Italia, SHBA dhe Arabia Saudite që u përmendën si hapi i radhës për polakun.

Polakut i cili i skadon kontrata këtë verë, tha se ende nuk ka ndonjë të re rreth kësaj çështje.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me kontratën time me Barcelonën. Do të kem kohë të ulem dhe të mendoj për të ardhmen dhe opsionet e mia”, u shpreh “Lewa”.

Lewandowski, ka bërë 37 paraqitje këtë sezon duke shënuar 16 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/