Ribashkohen Modriq e Casemiro, përqafim i ngrohtë mes tyre
Dy ish-futbollistët e Real Madridit, Luka Modriq dhe Casemiro kanë pasur një takim emocional.
Në prag të ndeshjes miqësore, Brazil – Kroaci, ata janë takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në parkun tematik të Universal Studios, shkruan IndeksOnline.
Takimi i tyre ishte tejet emocional ku nuk munguan përqafimet, duke kujtuar kohët e arta që kaluan te klubi mbretëror.
Modriq tashmë pjesë e Milanit dhe Casemiro prej katër sezoneve luan te Manchester Unitedi, ndan momente te mira mes tyre, ku braziliani i bëri edhe një dhurtaë, fanellën e ekipit kombëtar me emrin e kroatit.
Ndeshja mes Brazilit dhe Kroacisë zhvillohet, më 1 prill, në stadiumin “Camping World” në Orlando./IndeksOnline/
El reencuentro de Casemiro y Luka Modric.
— (fan) REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) March 25, 2026
Estoy llorando 🥹🥹🤍pic.twitter.com/WglClY5lLq

