75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 26 Mars 2026 / G T

Befason Sylvinho, lë jashtë listës “raketën” Jasir Asanin/ Largon edhe dy lojtarë të tjerë!

Jasir Asani, Klisman Cake dhe Nazmi Gripshi do ta ndjekin ndeshjen ndaj Polonisë nga tribuna. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Varshava teksa gazetari Gentjan Alinani raporton se braziliani nuk e ka preferuar mëngjërashin për ta pasur të gatshëm.

Mungesat e minutave për shkak të luftës në Iran dhe rikthimi në Shqipëri, me sa duket e kanë penalizuar. Ndërkaq, krahas tij në tribunë do të qëndrojnë edhe Klisman Cake me Nazmi Gripshin, shkruan Indeksonline

Kujtojmë se ndeshja Poloni – Shqipëri do të luhet sonte ne orën 20:45 dhe pritet me padurim për të parë nëse kuqezinjtë tanë do të shkojnë në finalen e “play off”-it të botërorit “Amerika 2026”./Indeksonline/