75 Mall Live Search
20:33 / E Shtunë, 04 Prill 2026 / L A

Pasi e mposhti Realin, Muriqi i jep një xhiro bregdetit me anije

Vedati jonë ishte “heroi” i Mallorcas gjatë ditës së sotme.

Goli i tij ndaj Realit, i dha fitoren skuadrës së tij duke i dhënë shpresën për mbijetesë në La Liga.

Dhe “Pirati” jonë po e shijon këtë në maksimum, shkaku se pas ndeshjes ai u pa duke i dhënë një xhiro bregdetit të Palma de Mallorcas, në një video të postuar nga klubi spanjoll.

Muriqi, me golin e sotëm arriti kuotën e 19 golave, 4 më pak se kundërshtari i tij i sotëm, Kylian Mbappe./IndeksOnline/