U shpall lojtari i muajit, kosovari pritet me një festë të “dhunshme” në Belgjikë
Vëllau i Arbër Zenelit, Besforti po kalon një super formë në kampionatin belg.
Forma e tij në muajin mars u shpërblye, pasi që Zeneli u shpall lojtari më i mirë në Jupiler Pro League.
Dhe për këtë ai mori një dhuratë të bukur nga bashkëlojtarët, të cilët formuan një rresht dhe e uruan me shuplakë në kokë.
Zeneli, në mars bëri 4 paraqitje ku shënoi 2 gola dhe 4 asistime./IndeksOnline/

