Kalojnë 40 minuta, ende nuk nis seanca!
Kanë kaluar mbi 40 minuta që nga momenti kur është paralajmëruar se do të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Seanca në fjalë është paraparë të nis në ora 11:00 por një gjë e tillë nuk është bërë, transmeton Indeksonline.
Tashmë në Kuvendin e Kosovës kanë arritur disa deputetë, kryeministri i vendit, zv/kryeministra dhe ministrat përfaqësues të qeverisë, por seanca ende nuk është gati të nis./Indeksonline/