Flick i fokusuar tek e martja: Ne mund ta bëjmë këtë
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur pas fitores në derbi ndaj Espanyolit.
Fitorja 4-1, vë Barçën në “pole position” për të mbrojtur titullin e La Ligës, pasi që tashmë diferenca me Real Madridin ka shkuar në 9 pikë.
Flick, më pas foli edhe për ndeshjen që i pret ndaj Atletico Madridit, në Ligën e Kampionëve ku do të tentojnë të përmbysin humbjen 0-2.
“Nuk kemi nevojë për ndonjë mrekulli të martën. Na duhet partneri ynë i përsosur dhe ne mund ta bëjmë këtë”.
Ndeshja do të luhet në “Metropolitano”, të martën me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/

