Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, Berisha shkarkohet nga Malisheva
Elon Berisha është shkarkuar nga Malisheva.
Përveç Berishës, edhe stafi i tij ndihmës trajneri Kastriot Rexha dhe dhe Fitim Shabani.
Lajmi i konfirmuar nga IndeksOnline, njofton se vendimi ka ardhur pas humbjes së djeshme nga Prishtina e Re.
“Pas ndeshjes së fundit, kryetrajneri ka marrë përgjegjësinë dhe, së bashku me menaxhmentin e klubit, është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. FC Malisheva dëshiron t’i falënderojë përzemërsisht Elonin, Kastriotin dhe Fitimin për kontributin e tyre në klub përgjatë kësaj kohe, për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tyre”, shkruhet në njoftimin e Malishevës.
Mbetet të shihet se kë do ta emërojë Malisheva si zëvëndësues të tij./IndeksOnline/

