75 Mall Live Search
23:02 / E Diele, 12 Prill 2026 / G T

Hazard flet për Salah dhe rivalitetin mes tyre: Kemi pasur marrëdhënie të mira!

Ish-ylli belg i futbollit, Eden Hazard, ka folur me respekt dhe admirim për Mohamed Salah, duke theksuar marrëdhënien e tyre të mirë pavarësisht krahasimeve që janë bërë ndër vite mes dy lojtarëve.

Hazard u shpreh se është gëzuar për golat e sulmuesit egjiptian dhe theksoi se mes tyre gjithmonë ka pasur respekt të ndërsjellë.

“Isha i lumtur ta shihja të shënojë këtë fundjavë,” tha Hazard.

“Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë. Kemi luajtur bashkë, shumë herë edhe kundër njëri-tjetrit, jemi krahasuar… por ai është një djalë i shkëlqyer. Shpresoj të vazhdojë të shënojë gola,” shtoi ai.

/Indeksonline/