75 Mall Live Search
18:49 / E Mërkurë, 15 Prill 2026 / G T

Presidenti zbulon bisedën me Ancelottin për Neymar: Duhet ta meritojë vendin, jo vetëm emrin

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka zbuluar detaje nga një bisedë interesante që ka zhvilluar me trajnerin e njohur Carlo Ancelotti në lidhje me të ardhmen e Neymar në kombëtare.

Sipas presidentit, trajneri italian e pyeti drejtpërdrejt nëse Neymar duhet të grumbullohet sërish me përfaqësuesen braziliane. Në përgjigjen e tij, presidenti theksoi se gjithçka varet nga gjendja fizike dhe përkushtimi i lojtarit, shkruan Indeksonline

“I thashë Ancelottit: nëse Neymar është i përgatitur fizikisht, ai ka talentin për të qenë pjesë e ekipit. Por duhet të dimë nëse ai vetë dëshiron. Nëse dëshiron, duhet të jetë profesional”, u shpreh Lula.

Ai shtoi se sulmuesi brazilian mund të marrë shembull nga figura të mëdha të futbollit si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe disiplinës në këtë fazë të karrierës.

Në fund, Lula dha edhe një mesazh të qartë për Neymar:

“Ai nuk duhet të kërkojë të shkojë në Kupën e Botës vetëm për shkak të emrit. Duhet të dëshirojë të shkojë për futbollin”./Indeksonline/