Si të ndalet Olise? Arbeloa: Mendy është mbrojtësi më i mirë në botë..!
Alvaro Arbeloa, ka dhënë një deklaratë të fortë përpara ndeshjes vendimtare mes Bayern Munich dhe Real Madrid, e cila zhvillohet pas pak minutash në “Allianz Arena”.
Duke folur për mënyrën se si mund të neutralizohet Michael Olise, Arbeloa vlerësoi lart mbrojtjen e skuadrës së tij dhe sidomos Ferland Mendy, shkruan Indeksonline
“Ferland Mendy është mbrojtësi i majtë më i mirë defensiv në botë,” u shpreh Arbeloa.
Ai shtoi gjithashtu se është i bindur në përgatitjen e ekipit dhe besimin që ka në lojtarët e Real Madridit për këtë sfidë të madhe.
“Le të shohim, por kam shumë besim. Ai e njeh mirë kundërshtarin. Skuadra ime është gati. Ne jemi Real Madrid,” deklaroi ai./Indeksonline/

