Deschamps i prekur për Ekitiken: Është goditje e madhe për të dhe për Francën
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka reaguar me një mesazh mbështetës për sulmuesin e Liverpool-it, Hugo Ekitike, pas lëndimit të rëndë që e pësoi në ndeshjen ndaj PSG-së, i cili do ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit dhe do ta lërë jashtë Kupës së Botës.
Deschamps theksoi se dëmtimi është një goditje e madhe si për lojtarin ashtu edhe për përfaqësuesen franceze, shkruan Indeksonline
“Hugo pësoi një lëndim serioz të martën mbrëma kundër PSG-së. Ashpërsia e lëndimit, për fat të keq, do ta pengojë të përfundojë sezonin me Liverpool-in dhe të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Les mots du sélectionneur Didier Deschamps pour Hugo Ekitiké 🙏
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) April 15, 2026
« Hugo s’est sérieusement blessé, mardi soir, contre le PSG. La gravité de sa blessure va malheureusement l’empêcher de terminer la saison avec Liverpool et de participer à la Coupe du Monde.
Hugo fait partie de… pic.twitter.com/Z6nWLhIgs7
“Hugo është një nga një duzinë lojtarësh të rinj që kanë debutuar me kombëtaren në muajt e fundit. Ai ishte integruar në mënyrë perfekte në grup, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ky lëndim është një goditje e madhe për të, por edhe për kombëtaren e Francës.
“Zhgënjimi i tij është i madh. Jam i bindur se Hugo do ta rikthejë formën e tij më të mirë. Por doja të shpreh gjithë mbështetjen time për të, si dhe të gjithë stafit. E dimë që ai do të jetë plotësisht me Francën dhe ne po mendojmë shumë për të,” u shpreh Deschamps.
Lëndimi i Ekitike vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, duke i dhënë një goditje të fortë si Liverpool-it ashtu edhe planeve të Francës për turneun e madh./Indeksonline/

