75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 16 Prill 2026 / G T

Casillas turpëron Vini Jr-in: S’ka harmoni, s’ka lidership… kjo është arsyeja e humbjes

Ish-portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka reaguar ashpër pas humbjes 4:3 ndaj Bayern Munichut në Champions League, duke vënë në pikëpyetje unitetin dhe lidershipin brenda skuadrës madrilene.

Në një deklaratë të fortë, Casillas u ndal te një moment gjatë ndeshjes, ku Vinicius Junior i kërkoi Jude Bellinghamit të heshte, duke e cilësuar këtë si një shenjë të mungesës së harmonisë në ekip, shkruan Indeksonline

“Kjo është pikërisht arsyeja pse humbën dje, nuk ka lidership dhe secili dëshiron të jetë protagonisti kryesor. Bellingham kërkoi topin dhe ti i thua të heshtë? Nuk mund ta imagjinoj Toni Kroos t’i kërkojë Cristiano Ronaldos të pasojë më shumë dhe Ronaldo t’i thotë të heshtë”.

Casillas shkoi edhe më tej, duke sugjeruar se sjellja individualiste mund të ketë ndikuar edhe në garën për çmime individuale.

“Kjo është ndoshta një nga arsyet pse ai nuk e fitoi “topin e artë”. Ka shumë yje që po prishin ekuilibrin e ekipit. Arda Guler dhe Bellingham ishin të vetmit që vërtet donin të fitonin dje. Vinícius pati një ndeshje të dobët — nuk e kuptoj pse nuk arrin ta kontrollojë nervozizmin e tij”.

Në fund, ish-kapiteni i “Los Blancos”-it theksoi edhe ndikimin e kundërshtarit në aspektin psikologjik.

“Bayern Munich-u i bëri të humbnin kontrollin, dhe kjo është arsyeja pse humbën”./Indeksonline/