75 Mall Live Search
08:50 / E Premte, 17 Prill 2026 / L A

S’po bind në klub të ri, Chelsea gati ta shesë Garnachon

Alejandro Garnacho nuk po kalon një kohë të mirë te Chelsea.

Që në sezonin e parë ai është cilësuar si një dështim, me Liam Roseniorin që nuk e sheh në planet e tij.

Dhe duket se klubi i Londrës Perëndimore është tashmë i lumtur ta largojë atë. Sipas The Sun-it , drejtuesit e klubit do të ishin të gatshëm të miratonin një largim të argjentinasit.

Garnacho, deri tani ka bërë 21 paraqitje me fanellën e Chelseat, duke shënuar vetëm 1 gol dhe 4 asistime./IndeksOnline/