75 Mall Live Search
18:32 / E Hënë, 20 Prill 2026 / L A

U lëndua ndaj Unitedit, por Estevao pritet që të luajë në Botëror

Ylli i Chelseat, Estevao u lëndua së fundmi në derbin ndaj Manchester Unitedit.

Por lëndimi i tij në kofshë do e mbajë atë për vetëm 2-3 javë jashtë fushës së blertë, duke mos ja shuar ëndrrën për një ftesë nga Ancelotti për në Kampionatin Botëror.

Rikthimi i tij pritet të jetë në finalen e FA Cup, në rast të kualifikimit të Chelseat të cilët do të luajnë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Leeds Unitedit.

Braziliani, deri më tani ka bërë 36 paraqitje me “Blutë”, duke shënuar 8 gola dhe 4 asistime./IndeksOnline/