75 Mall Live Search
09:35 / E Diele, 26 Prill 2026 / L A

Superdueli në basketboll, Peja pret Trepçën

Sonte zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale e play-offit në Superligë.

Peja, do të pres rivalin e tyre dhe kampionin në fuqi Trepçën në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dyja.

Ishte Trepça, ajo që fitoi ndeshjen e parë në “Minatori” me rezultat 86-78, duke marrë epërsinë në serinë e ndeshjeve.

Kujtojmë se ndeshja e sotme luhet në “Karagaç”, me fillim në ora 19:30./IndeksOnline/