“Nuk do jetë e lehtë”, Dybala synon pjesëmarrjen në Kupën e Botës me Argjentinën
Paulo Dybala ka folur për shanset e tij për t’u rikthyer te Kombëtarja e Argjentinës dhe për të qenë pjesë e Kupës së Botës 2026.
Dybala theksoi se fillimisht duhet të rikthejë formën optimale në klub dhe të tregojë vazhdimësi në performancë, shkruan Indeksonline
“Nuk do të jetë e lehtë të bashkohem me kombëtaren. Duhet të gjej ritmin dhe të jem konstant”, u shpreh ai.
🚨🗣️ Paulo Dybala on his chances to go to the 2026 World Cup:
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) April 28, 2026
“It’s NOT going to be easy, to join the National Team. I have to find my rhythm, be able to maintain consistency at my club.”
“Yes, my goal is to play in the World Cup, but first I have to be in good form for my… pic.twitter.com/fl19WbJBJ6
Sulmuesi argjentinas shtoi se pjesëmarrja në Botëror mbetet objektiv i madh për të, por gjithçka varet nga paraqitjet e tij në nivel klubi.
“Qëllim imi është të luaj në Kupën e Botës, por më parë duhet të jem në formë të mirë me ekipin tim”.
Ai gjithashtu pranoi se dëmtimet kanë ndikuar në mungesat e tij në grumbullimet e fundit të Kombëtarja e Argjentinës, duke theksuar se në një skuadër të tillë nuk ka vend për ndalesa. “Kam humbur disa ftesa për shkak të dëmtimeve. Në një ekip si Argjentina duhet gjithmonë të tregosh veten”, përfundoi Dybala./Indeksonline/

